10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Piktori i qytetit të Lasgushit

Prezenca e Lasgush Poradecit ka qenë epiqendra. Ai ishte strumbullari që vërtiteshin të gjitha. Pavarësisht se dukej si një pensionist në botën e tij, gjithçka vërtitej rreth tij.

Kështu shprehet artisti i veçantë i Pogradecit, piktori Anastas Kostandini.

“Kam pasur nderin ta prezantoj poetin e qytetit tonë në Prishtinë. Në vitin 1979. Atëherë Kadare ka shkruar novelën e famshme të tij ‘Ikja e Shtërgut’. Këtu mezi e ulëm në një karrige dhe ai mezi qëndronte për pak çaste, derisa unë e kam vizatuar”, thotë ai. “Kam gjithmonë dëshirë për të treguar Lasgushin piktor, sepse edhe veprat e tij në pikturë më pëlqejnë. Kur e kam takuar në një dyqan pikture tek ‘Kafe Tirana’, ku banonte Dhimitër Shuteriqi, kërkonte të blinte ngjyra dhe telajo për të pikturuar nënën e tij”. /TCh

Më Shumë

Lajmet e Fundit