10.7 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Pa maska në Suedi, vazhdon rënia e numrit të të prekurve me Covid 19

Suedia, që ka tërhequr vëmendjen me strategjinë më pak strikte përballë koronavirusit, ndodhet sërish e izoluar në luftën kundër epidemisë, duke vazhduar për momentin të shmangë maskën.

Ndërkohë që Parisi e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha rrugët, në Stokholm, të rrallë janë ata që e mbajnë në supermarkete, zyra, autobusë dhe metro.

Edhe pse autoritetet shëndetësore suedeze e gjykojnë pamjaftueshmërisht efikase, ata insistojnë në respektimin e distancimit social dhe larjen e shpeshtë të duarve.

“Më duket pak e çuditshme. Në Suedi, i cili është një vend i vogël, ata mendojnë se dinë më mirë se pjesa tjetër e botës”, thekson Jenny Ohlsson, menaxhere e një dyqani aksesorësh në kryeqytetin suedez, ku ndodhen të gjitha llojet e maskave prej pëlhure shumëngjyrëshe.

Ndryshe nga masat e vendosura në pjesën tjetër të Europës, Suedia nuk e ka kufizuar popullsinë e saj dhe ka mbajtur kafene, bare, restorante dhe biznese të hapura, duke u kërkuar të gjithëve “të marrin përgjegjësi”.

Bilanci është i kontestueshëm me më shumë se 5 800 të vdekur dhe 84 000 raste, Suedia është mes vendeve relativisht më të prekura. Por, ndryshe nga shumë vende të Europës që ka njohur një rritje të rasteve, si Franca, Holanda, Gjermania apo Belgjika, të dhënat për Suedinë janë në rënie që prej qershorit./lajmiifundit/

Më Shumë

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e...

Aksioni kundër manipulimit të votave, ndalohen katër kryesues dhe një koordinator i KKZ-së në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren në vazhdim të zgjerimit të hetimeve lidhur me grupin e dytë të të dyshuarve për manipulim me rezultatet e votimit...

Lajmet e Fundit