6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Pacolli thotë se votat i japin por s’bëhen pjesë e koalicionit të Qeverisë Hoti

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se dy votat e partisë i japin për formimin e qeverisë së re, megjithatë, pjesë e koalicionit nuk do të bëhen.

Pacolli në një intervistë për Ora News tha se partia e tij do të mbesë në opozitë.

“AKR-ja mbetet jashtë koalicionit por do të mbështetë çdo veprim të çdokujt që shkon në interes të qytetarëve të Kosovës dhe një qeverisje të mirëfilltë të vendit. Dhe pse do të rrimë në opozitë kemi vendosur se dy votat e AKR do të shkojnë në favor të krijimit të kësaj qeverie”, tha Pacolli.

Pacolli rrëzimin e Qeverisë Kurti e shikon në një moment të papërshtatshëm, por shton se qeveria e tij në 3 muaj nuk ka bërë asnjë akt që shkon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Është një akt pak a shumë zhgënjyes dhe kjo ndodh në një moment jo të duhur, kur qytetarët e Kosovës ishin duke u përballur me pandeminë por nuk duhet harruar edhe një fakt. Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë në 3 muaj, të tregojë një akt pozitiv. Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve të Kosovës. Edhe menaxhimin e kësaj pandemie nuk e ka bërë në mënyrën e duhur është duke bërë gabime çdo ditë. Kosova ka nevojë për një ekonomi të mirëfilltë, kemi probleme sociale të mëdha në Kosovë”, përfundoi ai.

Deputetë të AKR-së janë Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi-Krasniqi.

Më Shumë

Dalja në zgjedhje arrin 28.97% deri në orën 15:00, më e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat preliminare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00, duke u bazuar në rezultatet e ardhura...

Egzon Gjuka shpallet ‘Sportisti i Vitit 2025’ në Rahovec

Në një ceremoni të organizuar sot në sallën e Kuvendit Komunal, Komuna e Rahovecit ndau çmimet dhe mirënjohjet për laureatët e sportit, kulturës dhe...

Lajmet e Fundit