Latifi: Po presim leje për zhvillimin e tregut në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se tashmë tregu në afërsi të Shtëpisë së Verës është i gatshëm për shfrytëzim.

“Jemi duke pritur lejen përkatëse për zhvillimin e tregut në Rahovec, gjithmonë duke iu përmbajtur rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë”.

“Tregu si i tillë do të shërbente për shitjen e kulturave perimtare, bulmetit e shumë produkteve të tjera vendore të cilat prodhohen dhe përpunohen nga fermerët tanë”.

“Situata e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, ka krijuar vështirësi të mëdha për plasimin e produkteve bujqësore në treg, e jona është të sigurojmë qasjen e nevojshme për shitjen e këtyre produkteve, pra sigurimin e hapësirës për treg”, ka shkruar Latifi në postimin e tij në Facebook.

Image

 

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit