2.3 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Padi për shtetin që po e shkatërron Prizrenin

Hajrulla Çeku

Sipas ligjeve të Kosovës, përgjegjësia primare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore bie mbi institucionet e shtetit. Edhe në rastet kur dëmtimi i një monumenti shkaktohet nga veprimi i individit, institucionet kanë përgjegjësi ligjore dhe penale për veprime parandaluese dhe ndëshkuese. Ajo çka po ndodh në Qendrën Historike të Prizrenit tash një kohë të gjatë është manifestimi më i qartë i mosinteresimit të shtetit për t’i përmbushur këto obligime ligjore.

Tanimë po shihet që të gjitha format e përdorura të presionit qytetar nuk po japin rezultat dhe trashëgimia kulturore në Prizren po vazhdon të shkatërrohet me dinamikë të shtuar. Vetëm në javën e fundit janë shkatërruar tre monumente në Prizren, ndërsa viteve të fundit janë raportuar dhjetëra raste të dëmtimit të trashëgimisë. Deri sot, askush nuk është ndëshkuar për këto veprime, që sipas Kodit Penal të Kosovës paraqesin vepra të rënda penale, të dënueshme me burgim deri në tri vite.

Nëse edhe më tutje nuk do të ndërmerret asnjë veprim institucional, forma e fundit e veprimit mbetet padia ndaj institucioneve të shtetit. Me heshtjen dhe mosveprimin e tyre, institucionet e shtetit po i shkelin ligjet e Kosovës dhe me këtë po bëhen bashkëpjesëmarrës në krimin ndaj trashëgimisë kulturore.
Forma e fundit e veprimit për ta shpëtuar Qendrën Historike është padia ndaj bartësve të institucioneve që janë përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, përfshirë: Ministrin e Kulturës Kujtim Shala, Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, Kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja dhe Kryeprokurorin e Prizrenit Sylë Hoxha.

Natyrisht, bashkë me ta, do të duhej të paditeshin edhe disa bartës tjerë institucional, pjesë e sistemit shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Më Shumë

Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, nesër  pritet t`u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit. Procesi zgjedhor është...

Rezultatet preliminare – a bëhet Duda Balje deputete?

Duda Balje ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës. E pyetur nga Insajderi lidhur me situatën e rezultateve dhe mundësinë për t’u bërë deputete,...

Lajmet e Fundit