Paditet për sulm seksual princi britanik Andrew

Një grua amerikane që pretendon se është sjellë në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 17 -vjeçare ka ngritur padi kundër princit britanik, Andrew për sulm seksual.

Virginia Giuffre, një akuzuese e biznesmenit të ndjerë Jeffrey Epstein, pretendon se ajo ishte sulmuar seksualisht nga Princi Andrew në Londër dhe Nju Jork, kur ishte vetëm 17-vjeç.

Ajo ka thënë se princi kryente me të akte seksuale pa pëlqimin e saj, duke e ditur sa vjeç ishte dhe “se ajo ishte një viktimë e trafikimit seksual”.

Por Princi Andrew, djali i dytë i mbretëreshës Elizabeth, tashmë 61 vjeç, i ka mohuar vazhdimisht pretendimet e zonjës Giuffre.

Në 2019 për BBC ai ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

“Ua them me siguri se s`ka asgjë të tillë, nuk e mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë këtë zonjë ndonjëherë “, deklaronte princi aso kohe.

Ndërsa më vonë Princi Andrew tha se ai është keq gjykuar nga lidhja e tij me Jeffrey Epstein.

“Vetëvrasja e tij ka lënë shumë pyetje pa përgjigje, veçanërisht për viktimat e tij. Unë vetëm mund të shpresoj se, me kalimin e kohës, ata do të jenë në gjendje të rindërtojnë jetën e tyre.”, tha ai asokohe.

Ndërkohë media amerikane ABC News raportoi të hënën se padia e zonjës Giuffre u dorëzua vetëm disa ditë para skadimit të një afati të përcaktuar me një ligj të shtetit të Nju Jorkut që lejon viktimat e dyshuara të abuzimit seksual në fëmijëri të paraqesin padi civile.

Avokati i saj, tha se “nëse ajo nuk e bën atë tani, do të lejojë që (Andrew) t’i shmanget çdo përgjegjësie për veprimet e tij”./tch/

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Lajmet e Fundit