Pagëzimi

Nga Enver SULAJ

Po t’m’pyesnin për emrin
Do të mbetesha lumë
duke ndjekur guralecët pafund.

Do të bëhesha mal
me lisa që fshehin zanat lakuriqe
tek i japin gji Mujit tekanjoz.

Do të bëhesha dritë
që lind njëherë në jetë
Për të vëzhguar princeshën
që m’i numëron thinjat në kokë
E s’me le të iki
aq lehtë nga kjo botë
pa ia puthë syrin
që më mbushë lot…

Po t’m’pyesnin për emrin
Do të mbetesha rrugëve
Pa mundur të numëroj
të gjitha shenjat
që më shpien drejt diturisë

…Do ta prekja qiellin me dorë
e ta ulja në tokë
Do të mblidhja lule
për të bërë një kurorë
Do t’i hidhja përpjetë deri te retë…
Kur më pagëzuan nuk më pyetën
Vendosi koha vetë…
Dhjetor, 2017

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit