9.5 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Panamaja mbështet shtetin e Kosovës

Ricardo Martinelli-Enver HoxhajMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, presidentin e Republikës së Panamasë, Ricardo Martinelli, i cili ka filluar një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit me presidentin Martinelli, ministri Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që ky shtet ka dhënë për Kosovën.

Ministri Hoxhaj e njoftoi presidentin panamez për progresin në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj shprehu vullnetin e Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve bilaterale me Panamanë, duke iu referuar edhe hapjes së Ambasadës së Kosovës në Panama, si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim.

Presidenti i Panamasë, Ricardo Martinelli, falënderoi ministrin Hoxhaj për mikpritjen, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të shtetit të tij për Kosovën.

Martinelli po ashtu shprehu vullnetin e shtetit panamez për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës.

Më Shumë

Drini i Bardhë nis stinorin pranveror me fitore

KF Drini i Bardhë e ka nisur me sukses stinorin pranveror në Ligën e Dytë të Kosovës, duke mposhtur ekipin e Shqiponjave me rezultat...

Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për...

Lajmet e Fundit