10.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Para false në Kosovë, sekuestrohet kartmonedha 500 euro në Prizren

Vetëm gjatë së martës në Kosovë janë raportuar pesë raste për para të falsifikuara.

Në Prishtinë, Gjilan, Lipjan e Prizren janë paraqitur rastet e falsifikimit të parave. Kartëmonedha 50 u sekuestruan në Prishtinë,, Gjilan dhe Prizren, ndërsa në Prizren është konfiskuar edhe një kartëmonedhë 500 euro false.

“Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë 26.01.2021 – 08:51. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet te jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 26.01.2021 – 11:25. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 100 (një qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Nënë Tereza, Gjilan 15.01.2021 – 11:56. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 500 (pesë qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, e bëri për spital një tjetër

Një person është arrestuar në Prizren të enjten pasi i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit,...

Crystal Thomas përforcon Bashkimin vetëm në Ligën Unike

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar angazhimin e basketbollistes Crystal Thomas, e cila do t’i bashkohet skuadrës prizrenase vetëm për ndeshjet e Ligës Unike. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit