9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Paraburgim ndaj dy personave për fajde e detyrim në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj F.GJ., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale; fajdeja dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, dhe ndaj A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: fajdeja në ndihmë.

Siç njofton gjykata, nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: “Se i pandehuri F.Gj., nga data 21 nëntor 2020, në vazhdimësi deri më datë 02 shkurt 2022, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për shërimin e djalit të sëmurë, i pandehuri F.GJ., të dëmtuarit i ofrojnë një shumë të të hollave në formë të borxhit të cilin më pas e ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme. Nga data 25 janar 2022 deri më 02 shkurt 2022, në Prizren i pandehuri F.Gj., me dashje ndërmerr veprime, i njëjti përdor forcën dhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit, për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e sulmuar fizikisht dhe duke e kanosur, në atë mënyrë që më datë 25 janar në orët e mbrëmjes shkon në shtëpinë e të dëmtuarit, ku i pandehuri F.Gj., i drejtohet me fjalët “a i ke bo paret”, kur i dëmtuari i përgjigjet se nuk ka arrite t’ i siguroj paratë dhe kërkon kohë shtesë, i njëjti fillon të bërtasë dhe ta shajë të dëmtuarin, më pas i ’a përplasë telefonin për toke dhe e godet me grusht në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me dorezë të thikës e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Me datë dhe kohë të njëjtë si më lartë, i pandehuri F.GJ., e dëmton telefonin mobil të të dëmtuarit, në atë mënyrë që i njëjti duke i bërë presione për pagesë të kamatave mujore, pasi e fyen dhe shanë, i merr telefonin nga dora me të cilin kishte komunikuar me të dëmtuarin, të cilin e përplasë për toke duke e bërë të papërdorshëm, me ç’ rast të dëmtuarit i shkakton dëm material.

I pandehuri A.D., në kohë të përshkruar si më lartë, pasi që i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për shërimin e djalit të sëmurë kishte marrë të holla me kthim në kamata mujore tek i pandehuri F.Gj., i pandehuri A.D., gjatë pagesës së kamatave për pesë muaj rresht kur i pandehuri F. nuk ishte prezent, i dëmtuari i paguan kamatat tek i pandehuri A. në mënyrë që ky i fundit të hollat më pas t’ i ketë dërguar të pandehurit F.Gj.,.“.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit.

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit