2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Paralajmërim për përleshje ilegale të qenve në Prizren

Gara per qen1Një përleshje ilegale e qenve po përgatitet edhe për ditën e sotme. Kështu tregon edhe një njoftim në rrjetin social Facebook, ku përmes një profili bëhet e ditur se sot në Prizren do të ketë përleshje.

Në njoftim bëhet e ditur se përleshje do të ketë mes “Shapit” dhe “Rudit”, që i takojnë pronarëve Elvis Rizanaj dhe Arben Gjakova.

Gara është planifikuar të ndodh në Lagjen Arbana, (te Shtalla).

“Me 8 nëntor, ora 8 mëngjes rroket Shapi (Elvis Rizanaj) me Rudin (Arben Gjakova), te 4 zitnat në Arban te shtalla”, shkruhet në njoftim.

Një ngjarje e tillë ilegale, u parandalua para disa ditëve në Shtime, ku Policia e Kosovës arriti ta parandalojë.

Pas ndërhyrjes së Policisë, organizatorët mohuan se aty do të përlesheshin qentë duke insistuar se aty do të ketë vetëm një sfilatë të këtyre kafshëve./kp/Gara per qen

Më Shumë

Policia heton një rast dhunimi në Rahovec, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së mërkurës në Rahovec. “Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i...

Derbi sonte në Suharekë

Sonte zhvillohet derbi i xhiros 23 në Superligën e Kosovës. Golden Eagle Ylli e pret Go+ Pejën në palestrën sportive ”13 Qershori” të Suharekë. Në duelet...

Lajmet e Fundit