18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Parashikimi i motit për sot, rikthehet i nxehti afrikan

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga dita e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat zakonisht origjinën e kanë nga Afrika Veriore.

Në fushat termike parashihet sërish të ketë rritje, ku maksimalet parashihen të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius, ditën e enjte.

Në fundjavë sërish parashihen vranësira të dendura gjë që do të ndikojnë në prishjen e kushteve meteorologjike.

“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.”

“Indeksi UV, përveç ditës së hënë, ku do t’i ketë vlerat mesatare, ditëve tjera do të ketë vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ky institut parashikon që kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, për shkak të aktivitetit të disa elementeve meteorologjike, me theks të veçantë të erës dhe presionit atmosferik, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë edhe më të mira.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalist e fortë

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

AKB: 40% e pagës së 13-të iku gjatë festës dhe fundjavave jashtë Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim në lidhje me pagën e 13-të për sektorin publik, për çka ka thënë se janë shpenzuar 65...

Lajmet e Fundit