16.4 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Paris, takim për koalicionin e gjerë kundër ISIL-it

Paris-John KerryTë hënën, në Paris zhvillohet një takim mes presidentit francez Francois Hollande me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe me ministrat e jashtëm evropianë dhe arabë, për bisedime, në përgjigje të thirrjes së Presidentit Barack Obama për formimin e një koalicioni më të gjerë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Sekretari Kerry shkon në Paris pas një jave me bisedime në Baghdad, Amman, Jeddah, Ankara dhe Cairo, në përpjekje për t’i bindur vendet arabe t’i bashkohen koalicionit me Shtetet e Bashkuara kundër grupit Shteti Islamik.

Zyrtarët amerikanë thonë se ekziston një marrëveshje e gjerë mes udhëheqësve arabë lidhur me kërcënimin e egër dhe masat që duhen marrë për minimin e ideologjisë së Shtetit Islamik dhe kufizimin e mjeteve financiare të tyre, si dhe të luftëtarëve të huaj që i bashkohen grupit, raporton VOA.

Deri tani, vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë veprime ushtarake në Irak. Franca thotë se do t’i bashkohet sulmeve ajrore në Irak, ashtu sikurse kanë thënë edhe vendet arabe, por kjo mbetet të miratohet nga qeveria e re e Baghdadit.

Pas bisedimeve të së hënës në Paris mendohet të mbahet një takim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku pritet të mësohen më tepër hollësi lidhur me pozicionin dhe detyrat që do të kenë vende të ndryshme në koalicionin kundër ISIL-it.

Më Shumë

Vdes një person në Malishevë

Një burrë ka vdekur të shtunën në Malishevë. Sipas Policisë, djali i viktimës kishte vërejtur babanë të rrëzuar në rrugë. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Ndër të tjera, policia ka njoftuar...

Kosova në zgjedhje lokale, 26,654 qytetarë votojnë për herë të parë

Sot, qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Këtë herë, 2,025,105 votues...

Lajmet e Fundit