9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Pas 500 vjetësh shqiptari i Turqisë kthehet në Krujë

Tridhjetepesë shqiptarë të Turqisë në kërkim të rrënjëve të tyre në Shqipëri dhe në Kosovë. Secili nga ta rrëfen një histori familjare sesi të parët braktisën trojet dhe u shpërngulën në Turqi. Shumë pak nga ta dinë të ndërrojnë ndonjë fjalë shqip, por shqiptarinë thonë se e kanë në zemër

Janë tridhjetepesë veta, shtetas të Turqisë që janë nisur në kërkim të rrënjëve të të parëve të tyre për në Shqipëri dhe Kosovë. Nga të parët e tyre iu transmetua gjeneratë pas gjenerate se janë shqiptarë, se vijnë nga ai apo nga ky vend pjesë e trojeve shqiptare. Malli për atdheun që ata panë te paraardhësit e tyre, i shtyri të nisën në kërkim të rrënjëve bazuar në ato që iu folën stërgjyshi -gjyshit, babai, nëna, e që u përcollën deri te gjenerata më e re që sot jeton në Turqi.

Shumë pak nga ta dinë të ndërrojnë ndonjë fjalë shqip, ata që kuptojnë dhe mund të zhvillosh një bisedë deri diku janë të rinjtë që kanë filluar të ndjekin kurse të gjuhës shqipe, e që po mbahen në kuadër të Qendrës Kulturore në Stamboll e hapur nga Ministria e Diasporës e Kosovës (MDK).

Secili nga ta rrëfen një histori familjare sesi të parët braktisën trojet dhe u shpërngulën në Turqi. Të jesh pjesë e ekipit të tyre për të vizituar vendet më domethënëse të historisë shqiptare, si: Kalaja e Krujës, e Shkodrës, Durrësin e vjetër-objektet e kohës antike./zeri/

Më Shumë

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Ilaz Osmanaj, 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura në Prizren

Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident me fatalitet ngjau në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.   Si pasojë, i vdekur mbeti një këmbësor, 34-vjeçari Ilaz Osmanaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Familjarët...

Lajmet e Fundit