18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Pas ndarjes nga Blero, Afrona Dika konfirmon lidhjen e re

Një prej çifteve më të përfolura në media rozë kanë qenë padyshim këngëtari Blero dhe ish-partnerja e tij, Afrona Dika.

Dyshja që kurorizuan dashurinë me martesë në shtator të vitit 2019 u ndan vitin që lamë pas.

Dhe ndërkohë që raportohej për ndarjen e tyre ata preferuar të qëndronin të heshtur, teksa së fundmi Afrona vendosi të fliste për herë të parë rreth ndarjes me artistin.

Foto: Blero dhe Afrona Dika/Arkiv

E ftuar në Prive, Afrona ka rrëfyer përjetimet pas ndarjes dhe se çfarë e solli ish-çiftin që të merrnin vendim për t’i ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

“Marrëdhënia jonë po vdiste ngadalë dhe ne në fakt nuk e kuptonim sepse ndonjëherë është e vështirë të vendosësh diçka, a është e drejtë apo e padrejtë.Faji gjithmonë mendoj se është i dyanshëm, nuk mund të them që ka qenë faji im apo i tij. Thjesht nuk funksiononte më”, tha mes tjerash Afrona.
Foto: Screenshot/YouTube

Por, pas ndarjes nga Blero, ajo u përfol për një lidhje të re dashurie, që ajo e konfirmoi edhe vet.

“Së pari e kam shëndetin kjo është më e rëndësishmja, e kam familjen shëndosh e mirë, e kam punën e kam partnerin tim dhe ndihem e lumtur me gjithçka që më rrethon dhe personat që i kam afër”, tha ajo.

“Nuk është fytyrë publike, më bën të ndihem e lumtur, dua ta mbaj jashtë mediave thjeshtë po e shijoj, më përkrah në të gjitha aspektet”, shtoi Afrona duke mos dhënë më shumë detaje për historinë e re të dashurisë.

Dika ndër tjera tha gjithashtu që në një të ardhme të afër planifikon të bëhet nënë. /Telegrafi/

Më Shumë

“Nuk foli me Bardhin shkaku i Sarës”, Arta Kabashi tregon arsyet

Këngëtarja Arta Kabashi, ka qenë e ftuara e radhes në emisionin “Era Verë”. Ajo gjatë këtij emisioni ka folur shumë çka, duke u ndalur kështu...

Sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”

Në Prizren sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”. Në panairin e sivjetmë do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit