11.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Pas riparimit, rifilluan shërbimet shëndetësore në QMF e Kijevës

Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Kijevë, është riparuar në tërësi, falë një donacioni nga organizata zvicerane AQH, dhe tashmë ka rifilluar ofrimi i shërbimeve shëndetësore në këtë qendër, por në kishte më të mira dhe ambient më të zgjeruar. Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Malishevës, RAgip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, sot e kanë vizituar QMF-në në Kijevë.

“Pas riparimeve të bëra brenda ambienteve të kësaj qendre, janë krijuar kushte më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, për të gjithë banorët e kësaj të cilët i marrin shërbimet këtu. Këto riparime të kryera janë bërë falë bashkëpunimit të mirë me AQH-në, të cilët i falënderoj për investimet e vazhdueshme në shëndetësi në komunën tonë”, tha kryetari Begaj, i cili u nda i kënaqur me këtë investim, në meremetimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, Liridon Hoti, tha se bashkëpunimi i mirë me AQH-në, ka bërë që kjo organizatë zvicerane të vazhdoj për përkrahë shëndetësinë në Malishevë, përmes projekteve të ndryshme dhe në fusha të ndryshme të shëndetësisë, përmes mjete konkretizuese dhe investimeve si kjo. Sipas tij, AQH, në riparimin e QMF në Kijevë, ka investuar 22 mijë e 800 euro.

Më Shumë

Rreth 700 mijë euro dëm nga fajdeja, një i arrestuar e katër persona në kërkim në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren dhe katër të tjerë janë në kërkim policor pasi dyshohen për fajde. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar...

Selmanaj përcjell urimet për Fitër Bajram nga KBI e Prizrenit

Kryetari i degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës...

Lajmet e Fundit