23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Pasojat e dialogut pa kushte

Prishtine beogradE pafuqishme përballë obstruksioneve dhe ndërhyrjeve të Serbisë, Qeveria e Kosovës sërish i është drejtuar Brukselit me një letër ku kërkon marrjen e masave për ndalimin e veprimeve të Beogradit.

Reagimi i ekzekutivit erdhi pas vendimit të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për t’ua vazhduar jetën strukturave paralele në Komunën e Shtërpcës, duke emëruar kryetar ilegal personin e njëjtë që doli nga zgjedhjet lokale të vitit 2013. Brukseli nuk ka reaguar pas veprimeve të fundit të Serbisë, , shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq analistët thonë se ky është rezultat i asaj se Kosova asnjëherë nuk ka provuar ta kushtëzojë Serbinë.

Në shkresën që ministrja shtetërore për Dialogun, Edita Tahiri, ia ka drejtuar Bashkimit Evropian, përkatësisht Fernando Gjentilinit, është kërkuar që BE-ja të marrë të gjitha masat për të ndalur Serbinë që të ndërhyjë me strukturat paralele në Kosovë.

Më Shumë

Bashkimi një hap më afër finales

Bashkimi përgjigjet fuqishëm në Prizren, duke mposhtur Borën 88-73 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale. Bora e nisi më mirë çerekun e...

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Lajmet e Fundit