9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Pasqyra e Lushit

Ben Blushi

Ky djalë në këtë pasqyrë të thyer është Lushi. Unë e njoha në Vilëbashtovë, në fund të gushtit kur ai me zetorin e tij bënte taksistin për qindra djem dhe vajza të huaj që merrnin pjesë në Festivalin Ilegal.

Fesivali Ilegal është një festë e përvitshme në të cilën mbildhen dhe dëfrehen në liri të plotë, gati 5000 të rinj nga gjithë bota,të cilët qënndrojnë pothuajse dy javë në plazhet e boshatisura të Kavajës në Vilëbashtovë.

Meqënëse ata kanë nevojë për shërbime të shpeshta, Lushi dhe shokët e tij nga kjo zonë, ua garantojnë me mënyrat e tyre kalorsiake. Ishte për shkak të Lushit që unë pata mundësi të flisja dhe të fotografoja shumë nga pjesëmarrësit e Festivalit Ilegal. Lushi ishte passëordi im në botën e egër dhe të mbyllur të Ilegalëve. Mbi zetorin e Lushit kam shëtitur në plazh duke parë me mijëra njerëz të zhveshur apo gjysëm të zhveshur të cilët flinin pas një nate të gjatë më muzikë dhe dëfrim, apo laheshin në det për të lehtësuar dhimbjet e forta të kokës që kanë njerëzit që abuzojnë për një kohë të gjatë.

Lushi ishte shumë i dashur dhe të gjithë e thërrisnin me emër. Mbi zetorin që e fuste mjeshtërisht në mes të cadrave dhe e hipte mbi dunat e rërës, ai dukej si një shef që kishte dalë për inspektim ndërsa unë dukesha si vartësi i tij, që me një aparat në dorë, po dokumentoja prapësitë dhe mëkatet që duheshin ndëshkuar.

Që nga ajo kohë Lushi më shkruan shpesh dhe ofertat e tij për mua janë gjithmonë të cuditshme. Një herë më coi foton e një gjarpëri të madh dhe më pyeti a me pëlqejnë pitonët. Me siguri Lushi ka menduar se unë mund ta bleja atë përbindësh. Nuk i kam qejf gjarpërinjtë i thashë dhe Lushi nuk këmbënguli.

Një herë tjetër Lushi më pyeti nësë doja të bleja një tokë në Vilbashtovë. Ku është kjo tokë, e pyeta. është afër asfaltit,tha Lushi. Faleminderit,i thashë nuk blej tokë në asfalt.

Herën e fundit Lushi më shkroi në datën 29 nëntor ditën e Clirimit. Sot do mbjell grurë, hajde na bëj ndonjë foto se ka pamje shumë të bukura. Nuk e di pse Lushi ka fituar kaq besim tek unë si fotograf dhe nuk do ishte cudi që një ditë të më thoshte, martoj vëllain a do vish të na bësh ndonjë foto,cka natyrisht nuk do ta merrja për keq dhe mund të shkoja për të fotografuar valltarët e dehur që hedhin para mbi nusen dhe orkestrën e djersitur.

Siqoqoftë në 29 nëntor, nuk isha në Tiranë dhe nuk shkova dot të fotografoj Lushin duke mbjellë grurë,por mendova se nuk ka njeri në Shqipëri që e feston më bukur festën e Clirimit se sa Lushi.
Ai mbjell grurë në një ditë feste kur të gjithë të tjerët hanë bukë.

Që atë ditë Lushi nuk më ka shkruar më. Ndoshta është mërzitur sepse ia kam refuzuar disa herë kërkesat që ka patur për mua.

Duke parë fotot e mia të kohëve të fundit gjeta këtë foto të Lushit, në një pasqyrë të thyer.
Dhe mendova se i shkon shumë. Lushi është një njeri me shumë tipare dhe me shumë portrete.

Ai është bujk,është taksist,është zbutës gjarpërinjsh,është tregtar.

I shkruajta këto rradhë për ta përshëndetur. Lushi është kurioz dhe e di që do ti lexojë.

lushi

Më Shumë

Paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e të miturës nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e një vajze të mitur. Të dyshuarit thuhet se janë...

Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit