11.2 C
Prizren
E mërkurë, 15 Tetor, 2025

PDK dhe LDK po takohen, por jo zyrtarisht

HashimThaci-IsaMustafaPDK dhe LDK ende nuk janë takuar zyrtarisht për të shqyrtuar mundësinë e një koalicioni. Lutfi Haziri thotë se LDK pret që PDK-ja t’i bëjë ftesë për bisedë LAN-it dhe jo vetëm LDK-së, ndërsa Xhavit Haliti thotë se një koalicion me LDK-në është i mundshëm.

“Nuk mund të them se nuk ka të reja por mund të them se ne takohemi çdo ditë njëri me tjetrin dhe bisedojmë. Besoj që edhe brenda koalicionit paszgjedhor që është bërë, janë duke biseduar dhe janë duke e shqyrtuar mundësinë e vendimmarrjes në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Haliti për RTK’ne.

Por, Lutfi Haziri nga LDK thotë se partia e tij tashmë është pjesë e një koalicioni së bashku me AAK-në dhe Nismën për Kosovën, andaj ai thotë se PDK-ja nëse dëshiron që të takohet me ta, ftesa duhet dërguar për të gjithë koalicionin dhe jo vetëm për LDK-në si subjekt politik.

“LDK-ja ka një koalicion dhe vepron ashtu, angazhohet si koalicion dhe vendos si koalicion dhe kjo është një gjë që përfundimisht PDK-ja ta kuptoj. Nuk ka më ftesa individuale, grupore, por ka ftesa të koalicionit. Ky është fakti dhe gjendja në të cilën sot jemi dhe duhet kuptuar realisht”, është shprehur Haziri.
Duke komentuar qëndrimet e deputetëve të Bllokut LDK-AAK-Nisma, Xhavit Haliti ka thënë se në politikë asnjëherë nuk ka jo, andaj ai thotë se një koalicion PDK-LDK është i mundshëm.

“Shumë herë politikanë të caktuar janë deklaruar me një jo të madhe në politikë, por nuk ka jo kurrë. Gjithçka është e mundshme dhe është i mundshëm edhe koalicioni PDK-LDK dhe është i mundshëm edhe koalicioni gjithëpërfshirës”, ka thënë Haliti.

Më Shumë

Prizren: Numërohen mbi 94 për qind e votave për asamble, ky është rezultati

Numërimi i votave për Asamble Komunale po shkon drejt fundit edhe në Prizren. Atje janë numëruar tashmë 94.92 për qind e votave, apo sipas KQZ-së...

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar tw premten një person të dyshuar për përfshirje në një rast të vrasjes në tentativë, i cili kishte ndodhur...

Lajmet e Fundit