2.7 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

PDK do t’i drejtohet Kushtetueses për Ligjin e Pagave dhe atë të Zyrtarëve Publikë

Dje në Kuvendin e Kosovës është miratuar ligji për zyrtarët publikë dhe ai për pagat në sektorin publik.

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se kjo parti do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese këto dy ligje.

“Ne kemi shprehur kundërshtimin prej fillimit ndaj ligjit për zyrtarët publikë dhe për pagat për shkak se janë bërë në kushte të mungesës së plotë të transparencës dhe për shkak se shkelin Kushtetutën e Kosovës”, tha ai në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

“Në rastin e ligjit për zyrtarët publikë, i shkel detyrimet që Kosova i ka marrë përmes MSA-së ndaj Bashkimit Evropian dhe shkel të drejtat e njeriut për shërbyesit civilë”.

“Në rastin e ligjit për pagat, është bërë në mungesë totale të transparencës për shkak se sot është votuar ligji i pagave, por askush në Kosovë nuk e di se sa e ka pagën. Sot askush nuk e di se nëse është rritë apo zvogëluar paga e tij”.

Ai është shprehur i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i rrëzojë këto ligje që janë miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Më Shumë

Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të të dyshuarve për manipulim me vota në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka vazhduar të enjten aksionin kundër të dyshuarve lidhur me manipulimet me vota. Prokuroria ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë...

Monitorim dhe reagim në kohë: QRTK-ja mbron asetet kulturore të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren njofton se gjatë vitit 2025, një pjesë e rëndësishme e punës së saj ka qenë monitorimi...

Lajmet e Fundit