12.5 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

PDK e hapur për bashkëpunim me LVV, Shaqir Totaj: Bashkohemi nëse Vetëvendosja reflekton

Shaqir Totaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës tregoi për Euronews Albania se PDK-ja është e hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai theksoi se përveç interesit të përgjithshëm rëndësi shumë të madhe ka dhe interesi i vetë PDK-së.

“Para se në të bashkëpunojmë më Lëvizjen Vetëvendosje ata duhet të reflektojnë, duhet të largohen nga një qasje që ata tanimë e kanë bërë tradicionale e cila bazohet kryesisht vetëm në akuza dhe jo në diçka konstruktive apo pozitive për të ardhmen e vendit,” – tha nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndër të tjera sipas Totaj reagimi i LVV-së pas vendimit të PZAP-së për moscertifikim të kandidatëve ishte një veprim që pritej pasi sipas tij kjo parti nuk i zbaton ligjet.

“Aty ku ju leverdis i respektojnë ligjet (LVV) dhe institucionet janë në rregull, aty ku nuk ju leverdis atëherë këmbngulin në një vendim që do iu leverdiste atyre, prandaj është një qasje që po e dëmton skenën politike kosovare,” – u shpreh ai.

Sa i takon marrëdhënies së PDK-së dhe Nismës, Shaqir Totaj tha se nuk ka asnjë tension midis tyre dhe fakti që partia ku ai është anëtar nuk është e gatshme për koalicione nuk do të thotë që ka probleme mes PDK-së dhe Nismës.

Akuzat e Vetëvendosjes se PDK-ja është përgjegjëse për ngjarjet aktuale në Kosovë, si dhe largimin e të rinjve apo korrupsionin, Totaj i cilësoi si të pabaza.

Sipas tij këto fenomene janë të zakonshme për shoqëritë e reja, aq më tepër Kosova e cila nuk ka shumë vite që dalë nga lufta, por kurrsesi nuk janë përgjegjësi që mund t’i ngarkohen vetëm një partie.

Më Shumë

Xheladini premton 500 euro subvencione për gratë me kancer të gjirit, shërbimet gjinekologjike falas

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini ka prezantuar programin e tij për mandatin e ri për zgjedhjet lokale 2025. Xheladini ka thënë se për...

Liria pret Feronikelin 74 në Prizren

Liria e Prizrenit do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Feronikelit 74, në kuadër të javës së 7-të të Superligës së...

Lajmet e Fundit