11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

PDK: “Hasi Jehon” festival politik

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – Nëndega në Gjonaj të Hasit vlerëson se festivali “Hasi Jehon” në vend të ruajtjes së vlerës kulturore, viteve të fundit ka rrëshqitur drejt politizimit. Sipas këtij subjekti politik, ky festival po shfrytëzohet për fushatë dhe mbështetje të një subjekti të caktuar politik.

“Nëndega e PDK-së në Gjonaj respekton dhe vlerëson anëtarët e ShKA “Malësori”-it, por në të njëjtën kohë shpreh keqardhje se vullneti i mirë i tyre po orientohet për realizimin e apetiteve personale dhe grupore politike, por jo edhe kulturore”, thuhet në komunikatën për media të nëndegës së PDK-së në Gjonaj.

“PDK nuk befasohet me veprimet e organizatorit të festivalit “Hasi Jehon”, pasi që më së miri qëllimi i tij egoist, dëshmohet në “librin” e botuar dy vite më parë në të cilën në çdo faqe prezanton vetveten”.

“PDK në Gjonaj të Hasi, po ashtu shpreh keqardhje të thellë me Komunën e Prizrenit, e cili çuditërisht është futur me dashje apo pa dashje në këtë lojë aspak kulturore, duke e mbështetur edhe financiarisht, ku sivjet ka rritë financat në 7 mijë euro”.

“Komuna e Prizrenit, fatkeqësisht asnjëherë deri më tash nuk ka kërkuar llogaridhënie nga organizatori i këtij festivali për rezultatin e arritur kulturor e aq më tepër për shpenzimet financiare të taksapaguesve të qytetarëve tanë”.

“PDK në Gjonaj edhe një herë shpreh keqardhjen se festivali “Hasi Jehon” në vend të ruajtjes së traditës kulturore, sot shërben më së shumti si një ‘festë’ lokale i muajt maj që i ngjan më shumë festave pagane”.

“Në fund, PDK në Gjonaj kërkon nga Komuna e Prizrenit që të kthjellët dhe të mos bie pre e veprimeve të individëve dhe grupeve të caktuara politike, të cilat me paratë e taksapaguesve realizojnë qëllimet e tyre personale”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Lajmet e Fundit