PDK humbi partnerët strategjikë

Qemajl MustafaIsh Kryetari i Gjilanit nga PDK, Qemajl Mustafa, pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ta zhbllokojë situatën e krijuar, pavarësisht se nga cila anë do të bjerë topi.
Sipas tij, zgjedhjet e reja janë opsion i dhimbshëm, por mbajtja e tyre pretendohet se do të jetë zgjidhja e problemit.

Mustafa në një intervistë për Epoka e Re ka kritikuar PDK’në që nuk diti t’i ruajë partnerët e saj strategjikë dhe sot është para një situate të tillë.

“Gjatë rrugës për qeverisje për shtatë vjetët e kaluara PDK humbi partnerët e saj tradicionalë dhe strategjikë. Përveç kësaj, humbi edhe shumë nga energjitë përbrenda saj”.

“Ka ardhur koha e fundit që PDK’ja duhet me urtësi, me të ftohtë dhe me ekspertizë kompetente ta analizojë aktualitetin e saj, shkaqet që sollën këtu. Pra, të hartojë program të fuqishëm për rimëkëmbje”.

Sipas tij, edhe nëse krijohen rrethanat që PDK’ja të shkojë në opozitë, kjo do t’i bëjë hair shëndetit të saj.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit