10.9 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

PDK-ja kundërshton verifikimin e Komisionit parlamentar për AKI-në

Bashkim SmakajAgjencia Kosovare e Inteligjencës do të mbikëqyrët nga njerëz, të cilët me gjasë nuk do t’i nënshtrohen verifikimit nga ky institucion.

Megjithëse kishin planifikuar të kalonin më lehtë në mbledhjen e parë të këtij komisioni, temë diskutimi është bërë çështja e verifikimit të anëtarëve të tij.

Si mbledhje e parë konstituive, e nisën duke e prezantuar vetën, por Aida Dërguti nga Vetëvendosje ishte më e interesuar të flitej për verifikimin. Ajo këtë e vlerësoi si të domosdoshme, marrë parasysh profilin e punës të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Por, anëtarët e tjerë të Komisionit nuk e vlerësuan verifikimin si të nevojshëm.

Kryetari i komisionit, Haxhi Shala, ka theksuar se si deputetë të Kuvendit të Kosovës, verifikimi është i panevojshëm, megjithëse ka lënë mundësinë e hapur që kjo temë të hidhet në votim. Shala, për në mbledhjen e ardhshme të komisionit, ka paralajmëruar se do të ftohen edhe drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, për t’u njoftuar me anëtarët e rinj të komisionit.

Në përbërjen e kaluar të këtij komisioni, Florin Krasniqi i Vetëvendosjes, që ishte kryetar i tij, kishte kërkuar shumë herë verifikimin e anëtarëve, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Më Shumë

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Delirium

Lajmet e Fundit