Bixhoz në Krushë të Madhe, një i arrestuar 

Një person është arrestuar  për bixhoz në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Policia njofton se gjatë kontrollit të një lokali  janë konfiskuar materiale të ndryshme.

“Më 12.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme, në lokalin e tij ka zhvilluar lojëra të fatit”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

“ Gjatë kontrollit si prova materiale janë konfiskuar: pesë shtëpiza të kompjuterit, dy printerë, një lexues i kodeve dhe disa tiketa”.

“ Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Rasti është duke u hetuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit