PDK-ja propozon Antigona Bytyçin për kryesuese të Kuvendit të Prizrenit

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, ka marrë vendim që të propozojë për kryesuese të Kuvendit Antigona Bytyçin.

“Pas mbledhjes së kryesisë së degës të mbajtur sonte, e martë me datën 21.12.2012, është propozuar për kryesuese të Kuvendit, Antigona Bytyçi. Ky propozim është përkrahur unanimisht nga gjithë anëtarët e kryesisë dhe asamblistët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren”, njofton PDK-ja në Prizren.

“Antigona është e zgjedhur anëtare e kuvendit për herë të dytë. Është anëtare e PDK-së dhe Gruas Demokratike për shumë vite dhe plotëson të gjitha kriteret profesionale për të qenë udhëheqëse e denjë. Ajo për shumë vite punon mësimdhënëse në arsim, ka integritet, aftësi menaxhuese dhe mbi të gjitha posedon aftësi komunikimi të nivelit të lartë”.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit