5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

PDK-ja, shefi i EULEX-it dhe zyrtarë të BE-së donin dënimin e Limajt

fatmirLimaj-tomGashiPartia Demokratike e Hashim Thaçit në bashkëpunim me ish-shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt, dhe disa zyrtarë të Brukselit, besohet se kanë ndërhyrë në Gjykatën e Apelit në shtator të vitit të kaluar që Limaj dhe nëntë të tjerët të akuzuar të rastit “Kleçka” të dënoheshin për krime lufte.

Dëshmitë që i ka siguruar “Koha Ditore” flasin se dënimin e kryetarit të Nismës e kishte garantuar gjyqtari portugez i EULEX-it, Manuel Soares. Ai ishte kryetar i trupit gjykues.

Soares, madje, u kishte thënë kolegëve të tij të EULEX-it se do ta dënonte Limajn ende pa e marrë lëndën në shqyrtim.

Dënimi i Fatmir Limajt ishte parë si mundësi ideale për prishjen e koalicionit LDK, AAK dhe Nisma.

Më Shumë

Hyn në fazën finale renovimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren

Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa aktualisht po punohet në rregullimin e...

Arsimi në Prizren hyn në epokën digjitale me platformën “Flutura”

Arsimi në Komunën e Prizrenit ka hyrë në një fazë të re digjitale me lansimin e platformës LMS “Flutura”, e cila synon modernizimin e...

Lajmet e Fundit