16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

PDK në Prizren: ‘Klani i molotovit’ dhe ‘vjedhësit e votave’ kanë kapur institucionet e pavarura

Dega e PDK-së në Prizren reagoi pas vendimit të sotëm të PZAP-së duke akuzuar Vetëvendosjen se ka bërë “kapjen e vërtetë e organeve të pavarura”.

PDK ka përdorur inicialet e Vetëvendosjes (VV) në një kuptim tjetër duke i quajtur “Vjedhës të Votave”.

Vendimin e sotëm PZAP e konsideron si vazhdimësi e vendimit të Gjykatës Supreme, që siç thuhet në komunikatë “njëri nga gjykatësit, Erdogan Haxhibeqiri, të gjithë të afërmit e tij, i ka të angazhuar në VV dhe kësisoj i janë vënë në mbrojtje të krimit, lejimit të vjedhjes dhe manipulimit të votave nga VV, ditën e zgjedhjeve me 19 nëntor, për të cilën kemi paraqitur prova dhe fakte konkrete me shkrim dhe video, me të cilat është i njohur edhe opinioni i gjerë publik”.

Sipas PDK-së, PZAP ka aplikuar “standard të ri” duke mos shqyrtuar provat konkrete të paraqitura nga ta.

“…duke vendosur përkrah keqpërdorimeve të bëra në ditën e zgjedhjeve, ku bartja zig-zag e kutive nëpër klasa nga komisionerët dhe vëzhguesit e VV-së, është konsideruar si akt normal e që në të vërtetë bie në kundërshtim me të gjitha rregulloret e zgjedhjeve të lira dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

PDK thotë se do të vazhdojë t’i ndjekë “të gjitha rrugët ligjore dhe demokratike” për zbardhjen e asaj që ajo e quan keqpërdori i verdiktit të qytetarëve.

Më Shumë

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec ku nuk u kursyen as gra e fëmijë. Më...

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Lituania e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 2-0, nga dy ndeshjet në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve. Kështu lituanët do t’i bashkohen Kosovës...

Lajmet e Fundit