6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Mytaher Haskuka ‘pret’ urimin nga Shaqir Totaj

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një deklaratë për KALLXO.com ka thënë se vendim i PZAP-së me të cilin refuzohet ankesa e PDK-së “ka qenë i pritur”.

“E kam thënë edhe javën e kaluar, e para ankesa është e pabazuar, e dyta ka kalu afati i këtyre ankesave, prandaj s’kanë mujt me marrë naj vendim tjetër, ky është vendimi i vetëm që kanë mujt me marrë”, tha Haskuka për KALLXO.com.

Sa i përket mundësisë që PDK-ja mund ta dërgojë në Supreme vendimin e PZAP-së, Haskuka thotë se nuk e di se çfarë veprime do të marrin.

“Ata se çka kanë me mujt me gjet diçka tjetër për me dërgu në Supreme, unë nuk e di. Ata janë një opozitë e keqe prandaj s’di çfarë do bëjnë”, tha tutje Haskuka.

Megjithatë, ai thotë se pret nga Totaj që nesër ose pasnesër ta urojë për fitoren në Prizren.

“Po të kisha qenë në vend të tij, unë e kisha uru zotin Totaj. Por ata prej që e kanë kuptu që i kanë humbë zgjedhje filluan me i bo këto ankesa, që në ditën e zgjedhjeve si kanë bo. Unë shpresoj që nesër ose masnesër ai duhet me pranu realitetin dhe me na uru”, tha Haskuka për KALLXO.com

Pak minuta më parë, Shaqir Totaj i PDK-së i tha KALLXO.com se ende se ka parë vendimin e PAZP-së.

Sot gjatë ditës, PZAP ka marrë vendim duke i vlerësuar si të pabaza ankesat e PDK-së dhe LDK-së.

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit