11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

PDK në Prizren uron besimtarët për Ramazanin

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam të komunës së Prizrenit, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, këtë muaj të mëshirës, sakrificës dhe begatisë.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit, i ringjallë shpresat e besimtarëve myslimanë, dhe i forcon ata edhe më shumë në besnikërinë dhe përkushtimin ndaj Zotit”.

“Me anë të agjërimit të Ramazanit më së miri shprehet besimi, sinqeriteti, humaniteti dhe solidariteti, virtyte këto të cilat duhet të stolisin çdo besimtar”.

“Ky muaj do na i begatojë shpirtrat dhe mendjet tona, që të krijojë një atmosferë mirëkuptimi, mirësjellje, devotshmërie, bujarie dhe pajtimi, duke na emancipuar në veprat dhe mendimet tona”.

“Duke dëshiruar që ky muaj të sjell edhe më shumë mirësi, lumturi dhe harmoni në familjet e të gjithë besimtarëve myslimanë, edhe njëherë Dega e PDK-së në Prizren, uron që muajin e shenjtë të Ramazanit, ta kaloni me lehtësinë e duhur, duke përmbushur mesazhin të cilin e bart muaji i Ramazanit”, thuhet në urimin e PDK-së. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Interesim i madh për t`u regjistruar në Prizren

Një ditë para përmbylljes së procesit të Regjistrimit të Popullsisë, në Prizren ka interesim shumë të madh të qytetarëve për t`u regjistruar.   Në ndërtesën e...

Zvicra fiton Eurovisionin

Zvicra me këngëtarin “Nemo” duke bërë që të triumfojë në këtë edicion të Eurovizionit. Ndërsa vendi që mori zero pikë nga publiku ishte Mbretëria...

Lajmet e Fundit