9.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

PDK pret plasaritjen e LDK-së

PDK LDK logoBlerja e kohës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pritet të jetë një nga tentativat politike të Partisë Demokratike të Kosovës në përpjekje të thyerjes së koalicionit, LDK, AAK dhe Nisma. Burime nga PDK-ja, të cilat pranojnë të flasin në kushte anonimiteti, besojnë se LDK-ja është në plasaritje e sipër dhe se një pjesë e deputetëve, kryesisë dhe degëve të saj nuk janë të kënaqur me koalicionin që Isa Mustafa ka lidhur me AAK-në, duke e sakrifikuar postin e kryeministrit.

Ndërkaq, shpallja e pavlefshme e zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryekuvendarit, sipas këtyre burimeve, vetëm sa i ka thelluar hendeqet te kjo parti politike. Po ashtu në LDK, sipas këtyre burimeve, janë shtuar dyshime e polemika nëse Isa Mustafa duhet edhe njëherë të dalë në kandidaturë për kryetar Kuvendi pas dështimit të PDK-së, pasi që PDK-ja sërish mund ta sfidojë pozitën e tij në kreun e Kuvendit përmes padisë në Kushtetuese.

Këto burime besojnë fuqishëm se çdo kryetar i Kuvendit gjatë këtij mandati të institucioneve që do të zgjidhet nga një parti tjetër pa nominimin e PDK-së do të detyrohet të largohet si shkelës i kushtetutës. “Askush në LDK nuk do të mund të pranonte i qetë që lideri i saj sërish të lëshonte zyrën si shkelës i Kushtetutës”, ka thënë ky burim, duke u thirrur në deklaratat dhe kontaktet që i ka me përfaqësues e miq nga LDK-ja./tribuna/

Më Shumë

Liria lëshon fitoren në Istog

Liria ka lëshuar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Istogut, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Skuadra prizrenase e nisi...

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa...

Lajmet e Fundit