11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

PDK: Veç “kur t’ja nini krismën”!

PDK-logo8-07Mos arritja e marrëveshjes ndërmjet koalicionit LDK, AAK dhe Nisma me Lëvizjen Vetëvendosje, po i shkon për shtati e po i jep shpresa partisë që i fitoi zgjedhjet e 8 qershorit, PDK së Hashim Thaçit, raporton televizioni Rrokum.

Fjalët nënkryetari të PDK-së, Hajredin Kuçit, se ose PDK ka me formu qeverinë, ose para vetes i kemi edhe një palë zgjedhje, duket se është parashikim që mund të jetë realitet.

PDK po pret zhvillimet finale të koalicionit, që të nis gjahun për subjektin që pranon bashkëqeverisjen me të. Madje, që dy ditë është shtyrë mbledhja e Kryesisë së kësaj partie, që ishte në koherencë të njëjtë me takimet e koalicionit opozitar.

Zyrtarë të lartë brenda partisë së Thaçit, në kushte anonimiteti për televizionin Rrokum janë shprehur të bindur se PDK ka me udhëheq edhe për një mandat me Qeverinë e Kosovës.

Ky zyrtar ka thënë se PDK nuk po rri duarkryq dhe se ata janë të bindur se kanë me realizua planin e tyre.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë shumë detaje për planin që tani po e synon PDK.

“Kur t’ja nini krismën”, ka thënë ai, duke shtuar se 61 vota në Kuvend janë problem i vogël për ta. “Posti i kryeparlamentarit absolutisht i takon partisë fituese të zgjedhjeve”.

“Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë, ndërsa për kryeparlamentar duhen 61 vota. PDK këto vota i ka”, ka shtuar ai.

Por, një zyrtar tjetër, po ashtu i PDK-së, i ka thanë televizionit Rrokum se ata nuk kanë hequr dorë nga synimi i bashkëqeverisjes me LDK-në e Isa Mustafës.

“Jemi në pritje të veprimeve të Mustafës, pas vizitës së tij në Tiranë”, ka thanë ky zyrtar.

Megjithatë, që të gjithë zyrtarët e PDK-së kanë refuzuar të flasin para kamerës, duke shtuar se planet e tyre tani për tani nuk janë për publikun.

Analisiti i çështjeve politike në vend, Shpend Kursani, thotë se dështimi i marrjes vesh të bllokut opozitarë, i shkon për shtati PDK. Madje, sipas tij, LDK e AAK janë dy subjektet politike të cilat kanë mundësi më shumë me e thye marrëveshjen “anti-Thaçi” e me iu bashkua pikërisht të parit të PDK-së. /Rrokum/

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

Lajmet e Fundit