9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Peja triumfon ndaj Bashkimit

Peja ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim 65:79 (14:23, 15:21, 14:16, 22:19), në kuadër të javës së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur 10 pikë epërsi në çerekun e parë, derisa 10 minutat e parë përfundojnë me shifrat 14:23. Pejanët nuk e ndalën ritmin as në periudhën e dytë, duke ngritur shifrat, ku epërsinë më të lartë e kishte 27:43, derisa pjesa e parë përfundon 29:44.

Peja vazhdoi me ritëm të njëjtë edhe në periodën e tretë, ku nuk e lëshoi epërsinë e krijuar, për më tepër e ngriti në 17 pikë, 43:60, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Epërsia e verdhezinjve shkoi deri në 25 pikë, 46:71, derisa triumfuan në fund me meritë 65:79.

Basketbollisti më i dalluar në parket ishte Brandon Walters me 32 pikë e 24 kërcime, ku indeksin e ndeshjes e kishte 51.

Bashkimi ka 11 fitore dhe 14 humbje, kurse Peja 13 fitore dhe 12 humbje.

Më Shumë

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

Arrestohet një person në Prizren, e bëri për spital një tjetër

Një person është arrestuar në Prizren të enjten pasi i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit,...

Lajmet e Fundit