14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Pema e jetës

Shkruan: Sahit F. Osmani

Majë degës fekton frutë i pjekur
Se kush orvatët që ta arrijë
Askush se dëshiron frutin e kalbur
As të papjekurën që të athëton

Sikur të ishte pema e jetës
Sipas dëshirave e shijeve të njeriut
Krasitësit s’do t’i duheshin gërshërët
Mbledhësit vetëm do t’a vilnin

Por si të mbillet pemë e jetës
Që mund të fishket aq lehtë
Pa hedhur mirë shtatin e blertë
Të pandërgjegjëshmit e shkelin

Në sytë e luleve do të ketë lotë
Në zemër do të ketë dhimbje
Ashtu siç është pema e jonë sot
Që përballet rrebesheve e stuhive

Krahët e degëve shtrihen tutje
Të kapen fort për njëra-tjetrën
Përqafohen me gjuhën e dashurive
Për t’ia dhënë kuptimin e jetës

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës miraton planin e punës, listën e pronave dhe shqyrton financat

Kuvendi i Komunës së Malishevë, nën drejtimin e kryesuesit Fatmir Ademaj, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit, ku janë trajtuar...

Komuniteti i Suharekës angazhohet për një mjedis më të pastër

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm, punëtoria “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe platforma ndreqe.com” mblodhi përfaqësues të OJQ-ve lokale, ambientalistë,...

Lajmet e Fundit