21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Pensionistët të pakënaqur me shtesat prej 100 eurove: Kjo është hajgare e mashtrim

Ndarja e  prej 100 euro nga Qeveria e Kosovës për pensionistët në vend po shihet më shumë se është bërë për poena politike, raporton Ekonomia Online.

Me an? t? k?tij vendimi, përfituesit e skemave pensionale n? muajin nëntor do t? përfitojnë nga 100 euro shtes? mbi pensionin e rregullt dhe shtes?n aktuale.

Disa nga pensionistët në Prishtinë po e shohin si mashtrim dhe hajgare ndarjen e kësaj shume.

Tahir Aziri  tha se kjo shumë e ndarë për blerje votash.

“Këto janë kurrgjë hiç, kanë luajt me neve sikur fëmijëve kur ta blen një çokollatë apo diçka, kanë deshtë me i ble votat këtë muaj. Ma mirë u kanë ne na vazhdu ka 10 a ka 15 për muajt e tjerë. Kjo është hajgare se di çka me thanë ma shumë”.

E, Arsim Canolli tha se pensionistëve është dashur që jo vetëm një muaj por gjithmonë të ketë ndarje, duke e cilësuar si kategori e përbuzur dhe e mashtruar si në këtë rast.

“Pensionistëve është dashur me ju nda jo për një muaj por gjithherë me iu dhënë sepse janë të ndarë shumë pas dore. Janë kategoria më e përbuzur qe nga paslufta. Çka me bë me 180 euro, të ishin kanë për gjithë kisha thanë por kjo është një shumë simbolike vetëm sa me mashtrua”, tha ai.

E ka edhe prej tyre që nuk do ta marrin këtë shumë prej 100 euro, si shenjë revolte.

Xhemajl Duraku tha se nuk i merr ato para pasi janë për “sadaka” dhe jo për pensionistë.

Më Shumë

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Kujtohen vitet e rezistencës: Vizitohet objekti ku u mbajt gjallë arsimi shqip në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar sot një vizitë në objektin që kishte shërbyer si shkollë gjatë viteve më të vështira...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit