3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Për gjashtë muaj, katër foshnje të braktisura në Prizren

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, janë braktisur katër foshnje në Prizren.

Stigmatizimi i femrës, kushtet e rënda sociale dhe mospranimi i fëmijës nga i ati, vazhdojnë të jenë disa prej arsyeve që dhjetëra femra të heqin dorë nga fëmijët e tyre, duke i braktisur kudo, e në rastin më të mirë në ambientet e spitalit.

Drejtori i Punës Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi tha se foshnjat e braktisura janë marrë në përkujdesje.

“Fëmijët janë braktisur në Spitalin e Prizrenit dhe janë strehuar në familje strehuese”, tha Kabashi për “PrirenPress”.

Ai, tregon se gjatë kësaj periudhe kohore është regjistruar vetëm një kërkesë për adaptim.

“ Vetëm një kërkesë e kemi pasur për adaptim të foshnjës”.

Ai tha se katër fëmijë janë në strehë familjare me pagesë .

“ MPMS i paguan 150 për foshnjat, kurse 250 euro i paguan komuna për familjet që përkujdesje”, tha Kabashi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Ramush Haradinaj në Has për ditëlindjen e Shejh Xhemajliut

Në Has është shënuar ditëlindja e Shejh Xhemajliut, ku kanë marrë pjesë miq, dashamirë dhe të ftuar nga zona të ndryshme, raporton PrizrenPress. Në këtë...

Lajmet e Fundit