15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Për gjendjen e rrugëve në Prizren, flasin qytetarët dhe drejtori i Shërbimeve Publike

Menaxhimi i rrugëve për pastrimin e borës në komunën e Prizrenit pas reshjeve të fundit, po vlerësohet pjesërisht mirë nga qytetarët, ndërsa drejtues të organeve kompetente thonë se gjendja në terren nuk jep indikacione për vështirësi të theksuara.

Shumica e qytetarëve prizrenas janë të kënaqur me angazhimet e organeve komptente për mirëmbajtjen e rrugëve për pastrimin e borës, sidomos në ato kryesore, dhe kërkojnë që një gjë e tillë të bëhet edhe në ato dytësore, u shprehen ata.

Në anën tjetër, drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, thotë se sipas raporteve nga terreni, të tri kompanitë e kontraktuara nga komuna janë të përkushtuara për mirëmbajtjen e rrugëve. Përkundër reshjeve intensive të borës, të gjitha rrugët në komunën e Prizrenit, janë të kalueshme, u shpreh drejtori Kasemi.

Ai tha më tej se , sipas marrëveshjes me kompanitë e kontraktuara, ato janë të obliguara që të intervenojnë në largimin e borës nga rrugët kryesore, dhe ato që i lidhin fshatrat me qytetin. Drejtori Kasemi , sërish bën të ditur se rrugët rajonale nuk janë në kompetencë të komunës por të ministrisë së Infrastrukturës. Ndryshe, edhe ditëve në vijim pritet të mbretëroj mot i ngjashëm sipas meteorologëve, e se sa do jetë në kontroll gjendja nëpër rrugët e komunës, pritet të shihet/tvpz/

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Ahmeti në Maçitevë

Në fshatin Maçitevë është përkujtuar dëshmori Ismajl Ahmeti, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, familjarëve dhe qytetarëve. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një...

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më...

Lajmet e Fundit