7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Për luftimin e radikalizmit

Jahjaga-637x424Krerët e institucioneve të Kosovës janë mbledhur sot për të diskutuar për sigurinë, si dhe për hapat që duhet ndërmarrë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste.

Presidenca ka njoftuar se Presidentja Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me Kryeministrin Hashim Thaçi, Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, si dhe me udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë, Drejtorin e AKI’së, Bashkim Smakaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Kryeprokurorin e shtetit në largim, Ismet Kabashi dhe u.d të Kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, si dhe Kryesuesin e Këshilli Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.Ata janë mbledhur për të diskutuar parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe të radikalizmit.

“Presidentja Jahjaga theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet të gjitha institucioneve të vendit, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare, me qëllim të luftimit të dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjerë.”

“Në takim, krerët e institucioneve kërkuan nga mekanizmat përgjegjëse për sigurinë që të veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënojnë jetën e qytetarëve jo vetëm të Kosovës dhe që synojnë shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit.”

“Presidentja Jahjaga ritheksoi qëndrimin se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë dhe nuk do të shërbejë si një burim për grupet radikale e ekstremiste”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Më Shumë

Ndahet nga jeta muzikanti prizrenas Florim Guhelli në moshën 58-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare muzikanti prizrenas Florim Nijazi Guhelli, duke lënë pas një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore. I ndjeri...

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Lajmet e Fundit