6.3 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Për nëntë muaj janë ngritur 146 aktakuza për dhunën në familje në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, për periudhën janar – shtator 2018 ka ngritur 145 aktakuza kundër 174 personave, për rastet e dhunës në familje.

Ndërkaq, në Departamentin e Krimeve të Rënda, për të njëjtën periudhë kohore është ngritur 1 aktakuzë kundër 2 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, për periudhën janar – shtator 2018 ka pranuar 85 kallëzime penale, ndërsa 104 kallëzime penale ka trashëguar nga vitet paraprake. Gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjithsej 146 aktakuza.

Aktakuzat e ngritura kryesisht kanë të bëjnë me veprat penale si: “Kanosje”, “Sulm” dhe “Lëndim i lehtë trupor” si dhe “Shkelje e urdhrit mbrojtës”.

Sa i përket viktimave të këtyre rasteve, në 144 raste viktimë është gjinia femërore, ndërsa, në 2 raste viktimë është gjinia mashkullore.

Më Shumë

27 vjet nga Masakra e Pastaselës, kujtohen 106 viktimat e pafajshme

Sot janë bërë 27 vjet nga Masakra e Pastaselës së Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosova, ku më 31...

18 vjeçari nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi...

Lajmet e Fundit