12.8 C
Prizren
E enjte, 10 Tetor, 2024

Për shkak të asfaltimit, rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për tri ditë

Nga sot  e deri të mërkurën më 25 shtator, rruga nacionale Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkullim, për shkak të asfaltimit të disa pjesëve të saj. Banorët, por dhe vizitorët e Prevallës duhet të përdorin rrugët alternative. Mundësi për qarkullim do të kenë vetëm automjetet e emergjencave.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Nga e hëna më 23 shtator e deri më 25 shtator aksi rrugor Prizren – Prevallë do të bllokohet për shkak të punimeve. Jo të gjithë banorët dhe vizitorët e fshatrave të Luginës së Lumbardhit dhe pikës turistike Prevallë janë të njoftuar me këtë informacion.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Po, njëherë për njëherë shumë mirë që po bllokohet rruga, le ta rregullojnë njëherë e përgjithmonë rrugën. Përndryshe pse bllokohet ata kanë arsyen e vetë e shumë mirë bëjnë”, tha Shefit Kastrati – vizitor.

“Nuk kemi njoftim dhe sot ne do të ikim”, shprehet Saimir Topi, vizitor nga Shqipëria.

“Jemi njoftuar përmes mediave, po besoj që e mbyllin se janë duke e rregullar rrugën e re”, thotë Sali Brahimi, shitës ambulant.

“Shtrimi me asfalt është i domosdoshëm në atë pjesë se kishte gropa”, tha Ilaz Krasniqi, vizitor.

“Ka shumë turistë prej se kam ardhë unë që dy javë”, tha Sefer Jashari, vizitor.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Për shkak të punimeve, drejtori i shkollës së Mushnikovës, Sedat Bajrami, thotë se për tri ditë mësimi nuk mund të zhvillohet normalisht.

“Unë si drejtor shkolle e kam pas obligim me kontaktu drejtoreshën e DKA-së Luljeta Veseli Gutaj. Jemi marr vesh që ta bëjmë vetë zgjidhjen. Duke biseduar me mësimdhënës dhe nxënës, morëm vendim që ditën e hënë të pushojmë, ndërsa këtë ditë me orarin e njëjtë ta zëvendësojmë të shtunën.Për dy ditët e tjera do të vendosim të hënën”, u shpreh Bajrami.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se rruga rajonale R-115, konkretisht segmenti Prizren-Prevallë, do të jetë e mbyllur me rastin e asfaltimit.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mbyllja do të përfshijë lokacionin nga dalja e Prizrenit, lagjja Marashi, deri te tunel i parë i rrugës për Llokvicë.

I kontaktuar nga RTK-ja, operatori ekonomik që po kryen punimet tha se gjatë kësaj periudhe sa rruga do të jetë e bllokuar, do të mundësohen për qarkullim vetëm automjetet e emergjencave.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Më Shumë

Lojtari i Zvicrës thotë se ka mësuar shumë nga Shaqiri

Sulmuesi Dan Ndoye është paraqitur të mërkurën në konferencën për shtyp të Zvicrës para ndeshjes me Serbinë. Ndoye luan për Bolognan, ndërsa kthehet te Zvicra...

Malisheva e ka përnjëmend, përmbys Suharekën dhe vazhdon kryesimin

Malishevës nuk njeh kundërshtar. Skuadra e udhëhequr nga Bekim Isufi e ka përmbysur Suharekën, për ta vazhduar kryesimin e renditjes tabelare në elitën futbollistike në...

Lajmet e Fundit