25.3 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Për shtatë ditë, 157 të vdekur nga coronavirusi dhe mbi 14 mijë të infektuar

Numri i viktimave dhe i të infektuarve nga coronavirusi javët e fundit ka shënuar rritje enorme, ndërkaq vetëm në shtatë ditët e fundit janë infektuar 14,015, ndërsa kanë vdekur 157 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 24,939, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë shëruar 109.786, ndërsa kanë vdekur 2,387 persona.

Edhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar është i mbushur me pacientë. Në raportin e së enjtes bëhet e ditur se në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 1116 pacientë.

Prej tyre, 995 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 935 me oksigjeno-terapi 37 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërkaq, duke parë numrin e lartë të të infektuarve dhe viktimave janë paralajmëruar masa të reja.

Në kuadër të masave të reja që pritet të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i orës policore dhe shkurtimi i orarit për gastronominë.

Më poshtë mund të shihni statistikat për shtatë ditë e kaluara:

26 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Janë shënuar 18 raste të vdekjes.

25 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 12.618 testime,  2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Janë shënuar 14 raste të vdekjes.

24 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Janë shënuar 13 raste të vdekjes.

23 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Janë shënuar 17 raste të vdekjes.

22 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 10.710 testime,  1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Janë shënuar 11 raste të vdekjes.

21 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Janë shënuar 8 raste të vdekjes.

20 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Janë shënuar 4 raste të vdekjes. /Telegrafi/

Më Shumë

Pesë vite më parë, mbylli perden përgjithmonë aktori Adem Mikullovci

Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para pesë viteve, vdiq aktori Adem Mikullovci. Ai iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas...

Kryeshefi i ‘Hidroregjionit Jugor’ në Prizren demanton Totajn për ndërprerje të qëllimshme të ujit: E sugjeroj ta denoncojë rastin në organet e drejtësisë

Kryeshefi Ekzekutiv i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, Fadil Berisha, i është kundërpërgjigjur sot kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, rreth pretendimeve se ndërprerjet e ujit...

Lajmet e Fundit