24.9 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Për të përmirësuar shikimin, bëni më shumë seks!

 

Mund të ndiheni të lodhur dhe të përgjumur pas një seksi pasionant, poor një gjë është e sigurt – nuk ka gjasa të keni vizion të paqartë pas një seksi të mirë. Kështu thonë studiuesit shkencorë.

Ekspertët kanë thënë se akti i seksit shkakton një kaskadë hormonesh, të cilat jo vetëm që shkaktojnë kënaqësi, lumturi dhe lidhje, por gjithashtu përmirësojnë shikimin duke relaksuar muskujt e syrit, qafës dhe shpatullave.

Specialisti i shëndetit seksual në Spitalin Spire Liverpool, Dr.Arun Ghosh, vëren se seksi relakson muskujt dhe lehtëson tensionin e qafës dhe shpatullave, transmeton Klankosova.tv.

“Çuditërisht, seksi mund t’ju tregojë gjithashtu nëse keni nevojë për syze”, pohon ai.

“Kam pasur pacientë që ankohen për shikim të dobët pas seksit. Ajo që ka ndodhur është se, si të gjithë muskujt e tjerë në trup, muskujt e syrit të tyre janë relaksuar dhe po performojnë me aftësinë e tyre të vërtetë, në vend që të tendosin dhe të rrahin sytë si zakonisht. Pra, nëse shikimi juaj turbullohet pas seksit, ia vlen të bëni një test sysh”, këshillon Ghosh

Më Shumë

Drejtori i Arsimit në Malishevë zhvillon takim me drejtorët e shkollave – diskutohet përmbyllja e vitit shkollor dhe përgatitjet për vitin e ri

Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2024/2025, Shefi i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, ka mbajtur një takim...

Fillon ndërtimi i impiantit për ujërat e zeza në Breznë të Dragashit

Ka nisur ndërtimi i impiantit për përpunimin e ujërave të zeza në fshatin Breznë të Dragashit, një projekt që pritet të sjellë përmirësime të...

Lajmet e Fundit