0.5 C
Prizren
E enjte, 21 Janar, 2021

Për “thirrjen për rezistencë” Thaçi mund të dënohet me 5 vjet burgim

Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të Qeverisë dhe thirrja që qytetarët të mos i zbatojnë vendimet e saj e kanë shtyrë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike që të ushtrojë kallëzim penal kundër presidentit Hashim Thaçi.

“Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundërkushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. As Policia e Kosovës dhe as organet e sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundërkkushtetues të Qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”, ka deklaruar presidenti Thaçi ditën kur Qeveria Kurti ka marrë vendim për masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve për shkak të pandemisë COVID-19, raporton KOHA.

Për këtë deklaratë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka dorëzuar kallëzimin penal kundër presidentit.

“Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mosrespektim të vendimit të Qeverisë në datën 23 mars 2020, përveçqë ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të ‘kontribuojë’ në shpërndarjen më të madhe të virusit COVID-19, si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë – sipas rekomandimeve të presidentit”, thuhet në komunikatën e MPBAP-së.

Ky institucion ka prezantuar bazën ligjore, përmes së cilës Thaçi, sipas tyre, duhet të ndiqet penalisht.

“Në lidhje me këtë, dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t’i respektojmë organet e drejtësisë dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, z. Sveçla dorëzoi Kallëzimin Penal kundër Presidentit, duke ngritur dyshimin e bazuar se Presidenti ka kryer veprën penale ‘Thirrje për rezistencë’, të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

- Advertisement -

Më Shumë

AKR-ja thotë se LDK-ja nuk e respektoi marrëveshjen për renditje në listën zgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kishin marrëveshje për renditje të kandidatëve në listën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mirëpo, AKR-ja po...

Vedat Muriqi triumfon në derbin e madh kundër Romës

Lazio ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së 18-të të Serie A. Bardhëekaltërit ishin më të disponuar...

Aksident i rëndë në Prizren, dy persona bëhen për spital

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur në Prizren të mërkurën rreth orës 19:15, raporton PrizrenPress. Sipas policisë, si pasoj i këtij aksidenti...

I jepet lamtumira 15-vjeçarit që u vra me thikë dje në Prizren

Të martën pasdite, në varrezat e qytetit në Prizren, i është dhënë lamtumira të riut 15 vjeçar, i cili dje ndërroi jetë nga plagët...

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar Qeverisë së Kosovës masat e reja kufizuese kundër COVID-19. MSH ka propozuar që masat të lehtësohen për disa sektorë,...

Morina-Biffar: Lista e kandidatëve të LDK-së, më e mira për Prizrenin

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren beson se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të dalë me rezultat të mirë. Zëdhënësja e LDK-së në Prizren,...

Gratë e familjes së Bajram Currit, princeshat dhe hanëmllaret e Kosovës

Nuk flitet shumë për të, por ajo ka pasur një jetë me vuajtje e me gëzime, një fazë vuajtjesh e një fazë lumturie, ndonëse...

10 thasë duhan i grirë gjenden në bagazhin e veturës në Vërmicë

Policia e Kosovës ka gjetur 10 thasë duhan të grirë në një veturë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të dielën rreth orën 18:00. Pas dyshimeve...

Të gjitha transferimet në basketboll

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Golden Eagle Ylli ka rikthyer dy basketbollistët e Kosovës në Superligë, Erjon Kastratin...

Pesë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Pesë persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj...

Shaqir Totaj shpjegon arsyen pse nuk ishte në listën e PDK’së

Nënkyetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se arsyeja e mos-pjesëmarrjes në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK’së...

Ilir Baldedaj jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK

Iliri Baldedaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksion në AAK në degën e Prizrenit. Ky vendim erdhi pasi Gjykata Themelore në...

Nisma publikon listën, këta janë kandidatët për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Pas partive të tjera politike të cilat publikuan dje listën e...

Nezir Çoçaj propozohet kandidat për deputet

Partia Demokratike e Kosovës në Has ka propozuar Nezir Çoçajn për deputet të Kuvendit, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Kryetari i degës...

Xhavit Ukaj zëvëndësohet me djalin e tij

Xhavit Ukaj, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk do mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen...

Seremb Gjergji shpall kandidaturën për president

Seremb Gjergji e ka shpallur kandidaturën e tij për president. Ai një gjë të tillë e bëri në televizionin ‘Klan Kosova’. “Zyrtarisht prej sonte jam kandidat...

Lajmet e Fundit