26.8 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Përçarje në Kishën Ortodokse Serbe, revokohet autoriteti i peshkopit Irinej

Famullia kishës Shën Sava në New York me vendim të Kishës Ortodokse Serbe ka revokuar autoritetin e peshkopit Irinej [Dobrijeviq], duke ia besuar detyrën patriarkut Portifir.

Ky vendim ka ardhur pasi famullia e New Yorkut kishte bërë shpenzime të pakontrolluara, gjatë renovimit të kishës.

Besimtarët ortodoksë në New York kanë ngritur vazhdimisht një sërë akuzash kundër peshkopit Irinej, duke e akuzuar atë për shpenzime të jashtëligjshme të parave gjatë renovimit të kishës, për të kërkuar që patriarku ta largoj këtë nga juridiksioni ipeshkvnor dhe t’ia dorëzojnë patriakanës.

Po ashtu, një problem tjetër për Kishën Ortodokse Serbe dhe famullinë e saj ishte mospajtimi me peshkopin para gjykatës amerikane ngase një grup famullitarësh i dërguan letër paralajmëruese peshkopit. Kjo, sipas ligjit amerikan, i paraprin padisë.

Renovimi i kishës Shën Sava në New York ishte planifikuar të bëhet me 3.6 milionë dollarë, por se kjo vlerë kishte arritur në 8 milionë dollarë. /Telegrafi/

Më Shumë

Sindikata e Arsimit paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, nuk përjashtohet greva

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se ndër kërkesat e tyre kryesore është rritja e pagave. Ai për Ekonomia Online tha se Sindikata...

Kandidati i AAK-së Besnik Krasniqi: Prizreni pa korrupsion, me ekonomi të fortë dhe shëndetësi digjitale

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka prezantuar vizionin e tij në emisionin Debat...

Lajmet e Fundit