8.4 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Përfundoi seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në Malishevë

Seanca e jashtezakonshme e Kuvendit në MalisheveSeanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës në Malishevë, e iniciuar nga PDK dhe e nënshkruar nga 12 anëtar të Kuvendit të Komunës, e cila në rend dite kishte “Shqyrtimin e situatës në sistemin e arsimit në Komunën e Malishevës, pas protestave të personelit arsimor të larguar nga procesi mësimor”, kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, e ka përfunduar, për arsye se nuk kishte kushte për mbajtjen e seancës.

Në fillim të kësaj seance, kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, duke u thirrur në nenin 45.3 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, propozoi që seanca të mbahet e mbyllur për publikun, propozim i cili u miratua me 20 vota për, 9 kundër dhe 3 abstenime, ndërsa pas kësaj tetë anëtarë të PDK- së dhe dy të VV-së, lëshuan seancën.

Me fillimin e seancës, pas disa minutave, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës nga radhët e PDK-së dhe të VV-së, hynë në sallë duke bllokuar foltoren e kuvendit dhe duke ja ndërprerë fjalën anëtarit të IQM-së, Avdi Morina, me arsyetimin se seanca duhet të jetë e hapur.

Në këtë situatë të krijuar, kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, ka mbyllur seancën, me arsyetimin se nuk ka kushte normale për vazhdimin e seancës dhe për ti ikur ndonjë incidenti të mundshëm. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

U kapën duke luajtuar bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz brenda një lokali. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55,...

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Lajmet e Fundit