7.9 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

Përfundon “AnifestRozafa”, Kupa e Festivalit shkon për Jakob Zaph

AnifestRozafaFestivali i Filmit Ndërkombëtar për Fëmijët, për Adoleshentë dhe nga Studentë “AniFestRozafa 2014” në edicionin e tij të pestë mori jo pak mikpritje në Shkodër. Festivali i cili startoi më datë 21 shtator u mbyll mbrëmë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Këtë vit në festival sipas drejtorit artistik Artan Maku, aplikuan 500 filma me metrazh të shkurtër, artistikë dhe të animuar, nga 55 shtete të botës. Nga këta, u përzgjodhën për konkurrimin zyrtar, 132 filma. Vlerësimi i filmave u bë nga dy juri, ajo e fëmijëve dhe nga juria ndërkombëtare që kishte në përbërje italianen Rosa Ferro, kryetare, dhe anëtarë austriakun Hubert Sielecki dhe Gjon Markun.

Kupa e festivalit shkoi për filmin gjerman të regjisorit Jakob Zaph me filmin “Circumcision”, i cili mori dhe një tjetër vlerësim për filmin më të mirë për adoleshentë me filmin “Sein kamph”. Po ashtu dhe regjisori indian Junaid Immam u vlerësua me dy filmat e tij, ndërkohë që juria e fëmijëve vlerësoi filmat e regjisorëve shqiptarë, italianë, tajlandezë, argjentinas, etj.

Në ditën e fundit të festivalit, sipas drejtorit Artan Maku, programi përmbushte kriteret e festivalit, ku shfaqjet filmave të shkurtër të animuar dhe artistik të ndarë sipas kategorive iu përshtatën publikut. Por në ditën e fundit të festivalit që këtë vit zhvilloi edicionin e pestë, drejtori Maku bën apel për më shumë kontribut financiar nga institucionet që sipas tij vetëm Ministria e Kulturës ka qenë ajo që ndihmoi me 480 mijë lekë të reja.

“Shpresojmë të marrim ndihmë financiare nga QKK, pasi ende nuk na ka dhënë miratimin për 500 mijë lekë të reja. Bashkia e Shkodrës nuk na ndihmoi, vetëm kur pa se festivali po shkonte mes një atmosfere shumë të mirë dhe pati vlerësime, na ndihmoi me një çadër dhe 50 mijë lekë të reja, ndërsa Ministria e Kulturës na akordoi vetëm 480 mijë lekë të reja, që janë pak për një festival të tillë. Filmi i animuar prej vitesh po përballet me mungesën e financimit, por dhe në festival ndihma mungoi. Nëse do të kishte më shumë buxhet do të kishim pasur më shumë të ftuar të huaj dhe filma. Institucionet shtetërore duhet ta shohin më seriozitet festivalin, i vetmi i këtij lloji që zhvillohet në vend. Duhet të ketë vëmendje për filmin e animuar që duket se ndër vite është braktisur nga financimet”, pohoi drejtori i festivalit Artan Maku, duke shtuar se gjatë festivalit ka qenë një atmosferë mikpritëse.

Filma për të drejtat e fëmijëve

Një e re në këtë festival ishte kategoria e filmave që prekin dhe trajtojnë të drejtat e fëmijëve dhe adoleshentëve, kundër dhunës dhe kundër diskriminimit.

“Patëm një provizim show interesant të një kinemaje verore në pedonale ku u vendosën dy ekrane dhe u shfaqën filma dhe momente emocionale gjatë ditës së festivalit. Në çadrën madhështore në pedonale u shfaqën filmat për të drejtat e fëmijëve, kjo është një thirrje se edhe fëmijët kanë të drejta dhe prindërit dhe të rriturit duhet ti respektojnë”, u shpreh drejtori i festivalit.

“Filmat që ne shfaqëm, mbushën boshllëkun e krijuar në këto 24 vite, mungesën në vendin tonë, të filmave për publikun, fëmijë dhe adoleshentë”, shtoi më tej Maku, drejtor i “AnifestRozafa”.

Pjesa më e madhe e filmave u shfaqën në kinema “Millennium”, por e veçanta sipas drejtorit Artan Maku, ishte se për herë të parë në kinema erdhi mosha me e vogël që nuk është njohur kurrë me kinemanë, por filmat e tyre i kanë parë nga ekrani i vogël i televizorit. Gjatë ditëve të festivalit u realizuan workshope nga znj. Rosa Ferro (Itali) dhe nga z. Ezra Monasebian (U.S Peace Corps), me mësuesit dhe psikologët e shkollave të qytetit të Shkodrës./Sotnews/

Më Shumë

Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë

Asnjë lojtar i Mallorcas nuk kishte shënuar “hat-trick” që nga viti 2008. Por kjo ndryshoi të shtunën mbrëma, kur Vedat Muriqi realizoi tri gola...

E marte me ngrica dhe temperatura në minus

Të martën parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.   Në orët e hershme të mëngjesit pritet të ketë mjegull dhe ngrica,...

Lajmet e Fundit