Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren, në gjatësi prej 440 metrash.

Totaj tha se ky projekt, i realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, përfaqëson një investim të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të qytetit.
“Ka përfunduar me sukses asfaltimi i rrugës ‘Xhemë Gostivari’ (440m) në Prizren, projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, që është një nga rrugët e rëndësishme të qytetit”, ka deklaruar Totaj.
