-0.4 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Përfundon festivali “Anadrinia Jehon 2015”

Në fshatin Dejnë të Rahovecit, përfundoi edicioni i 14-të i festivalit të folklorit burimor shqiptar “Anadrinia Jehon 2015”, i cili u organizua nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, dhe u mbajt nën qiellin e hapur, në një ambient gjelbëror dhe në formë amfiteatri.

Në natën e tretë të festivalit, përcijellur nga një numër i madh i dashamirëseve të kësaj muzike, janë paraqitur SHKA “Minatori i Ri” nga Kizhnica, Ansambli i këngëve dhe valleve “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova, SHKA “Shote Galica” nga Drenasi, SHKA “Ibe Palikuqi” nga Shkupi, SHKA “Tradita e Anamalit” nga Ulqini, dhe ShKA “Bresana” nga Bresana e Dragashit.

Pas interpretimit të të gjitha pikave muzikore, juria profesionale, në përbërje profesionale: Dilaver Kryeziu koreograf, Ukë Xhema etnolog dhe Emir Dizdari, mjeshtër i madh i muzikës, për instrumentalistin më të mirë kanë shpallur Genc Hoxhën nga Drenasi, si grup më i mirë me rituale janë shpallur grupi nga Bresana, ndërkaq orkestra më e mire janë shpallur SHKA “Tradita e Anamalit” nga Ulqini. Valltari më i mirë është shpallur Muhamet Sinani nga Bresana, valltarja më e mirë, Krenare Raçi” nga Fushë Kosova.

Cmimi i parë “Anadrinia Jehon 2015” i ka takuar SHKA “Ibe Palikuqi” nga Shkupi, i dyti SHKA “Bresana” nga Bresana e Dragashit, ndërkaq çmimi i tretë i ka takuar SHKA “Romaja “nga Romaja e Hasit.

Sponzor medial i festivalit ishte TV Opinioni nga Prizreni, ndërkaq kontributin të madh për mbarëvajtjen e festivalit, gjatë të gjitha edicioneve, jep edhe Shkolla fillore “Rudolf Walther” nga Dejni, në lokalet e të cilës po bëhen të gjitha përgatitjet dhe parapërgatitjet e këtij festivali madhështor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit