Përfundon raundi i parë i bisedimeve Moskë – Kiev, s’ka marrëveshje

Përfundon raundi i parë i bisedimeve Moskë – Kiev, s’ka marrëveshje

 27 mins më parë

Ka përfunduar raundi i parë i bisedimeve mes zyrtarëve rusë dhe atyre ukrainas në lidhje me luftën që po zhvillohet në Ukrainë, bisedime këto që nuk sollën ndonjë marrëveshje konkrete, përveç asaj se të dy palët u pajtuan të takohen sërish.

Bisedimet zgjaten rreth gjashtë orë, ndërsa këshilltari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës Mykhaylo Podolyak, tha se qëllimi kryesor ishte diskutimi i armëpushimit.

“Qëllimi kryesor ishte diskutimi i çështjeve të armëpushimit në territorin e Ukrainës. Palët identifikuan një sërë temash mbi të cilat u përshkruan vendime të caktuara”.

Më tej, ai tha se negociatorët janë kthyer në kryeqytetet përkatëse për të diskutuar rezultatet e negociatave.

Takimi i radhës i delegacionit ukrainas dhe atij rus do të mbahet në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë në ditën në vijim ka bërë të ditur kreu i delegacionit rus, Medinsky.

Ai, gjithashtu u shpreh optimist se nga bisedimet mund të ketë marrëveshje konkrete.

“Ne kemi gjetur disa pika me të cilat mund të parashikojmë qëndrime të përbashkëta”, ka thënë Medinsky.

Më Shumë

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Lajmet e Fundit