-2.7 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Përfundon takimi, Limaj: Koalicioni është stabil, s’diskutuam për çështjen e presidentit

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti me partnerët e koalicionit.

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj pas përfundimit të takimit me liderët e koalicionit ka thënë se tema kryesore e diskutimit mes tyre ka qenë dialogu me Serbinë dhe takimi i Washingtonit.

Sipas Limajt, ne takim nuk është diskutuar çështja e presidentit. Kreu i Nismës ka thënë se në takim kanë diskutuar edhe për përplasjet mes parterëve të koalicionit.

Ai ka thënë se ka qenë dakordim i përbashkët që në dialog Kosova është e gatshme të marrë pjesë me qëllime të qarta.

Limaj ka shtuar se në dialog do të shkojnë për njohje, dhe nuk do të lejojnë që të bisedohen tema teknike.

Ai ka thënë se qëndrimi i Nismës është që nuk duhet të bisedohet çështja e presidentit sepse sipas tij, vendi ka president, duke shtuar se kjo temë është e turpshme dhe nuk duhet të bisedohet.

“Koalicioni është i qëndrueshëm aq sa ka partneritet”, ka thënë ai.

Përveç Limajt lidhur me takimin nuk janë deklaruar ndonjë prej pjesëmarrësve të tjetër.

Më Shumë

Rriten tarifat e ujit nga janari: “Hidroregjioni Jugor” zbaton çmimet e reja

Konsumatorët e rajonit të Prizrenit do të përballen me tarifa të reja të ujit duke filluar nga muaji janar, pasi Autoriteti Rregullator për Shërbimet...

Bizneset në Gjonaj të Hasit akuzojnë KEDS-in për papërgjegjësi: Jemi duke punuar me gjeneratorë

Pronaret e bizneseve në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, kanë reaguar ndaj kompanisë energjetike KEDS, duke e akuzuar për papërgjegjësi menaxheriale dhe mungesë...

Lajmet e Fundit